Ballina Bota Gazeta lokale amerikane, fiton çmimin Pulitzer

Gazeta lokale amerikane, fiton çmimin Pulitzer

Një gazetë lokale amerikane, ka fituar çmimin Pulitzer për mbulimin e masakrës së ndërmarrë në dhomën e saj të lajmeve, por punonjësit e Kapital Gazette në Maryland, nuk festuan kur mësuan se kanë fituar çmimin më prestigjoz të gazetarisë amerikane. Punonjësit e gazetës u përqafuan në heshtje në kujtim të pesë kolegëve të tyre, që humbën jetën pasi një person i armatosur mësyu duke shtënë me armë, në zyrën e tyre në qershor të 2018-ës.

Bordi i çmimeve Pulitzer, gjithashtu i ka akorduar gazetës një fond prej 100 mijë dollarësh, për të inkurajuar më tej punën e saj gazetareske. Ndërkohë, mes te tjerash, çmime Pulitzer i janë dhënë edhe gazetës Nju Jork Tajms dhe ëall Street Journal për shkrimet investigative për presidentin Donald Tramp. Dy gazetarë që janë burgosur në Mianmar për raportimin e masakrave të ndërmarra ndaj muslimanëve Rohinxha ishin pjesë e ekipit të agjencisë së lajmeve Rojters, e cila gjithashtu fitoi një çmim, por edhe përfaqësuesit e kësaj agjencie bënë të ditur nuk do të festojnë marrjen e çmimit derisa të lirohen kolegët e tyre.

Gazeta Sun Sentinel në Floridën e Jugut ak marrë cmimin e shërbimit publik për nxjerrjen në pah të dështimeve të policëve deh zyrtarve të shkollës së mesme Marjory Stoneman Douglas në adresimin e situatës para dhe pas sulmit me armë, që u ndërmorr atje në vitin e shkuar, duke rezultuar në vdekjen e 17 personave. ëashington Post ka marrë dy cmime për fotografinë gazetareske në Jemen si dhe kritikën letrare. Çmimet Pulitzer jepen që nga viti 1917 si vlerësim për arritjet në fushën e gazetarisë, letërsisë dhe muzikës, sipas dispozitave të testamentit të botuesit Xhozef Pulitzer, që administrohet nga Universiteti Kolumbia në Nju Jork. Cdo fitues merr një certifikatë si dhe 15 mijë dollarë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews