Ballina Kronika FOTO/ Denoncimi i fortë te Berisha: Admir Murataj nuk u vra nga...

FOTO/ Denoncimi i fortë te Berisha: Admir Murataj nuk u vra nga policia

Ish-kryeministri Sali Berisha hedh dyshime të forta se Admir Murataj nuk është vrarë nga policia. Nëpërmjet mesazhit të një qytetari, Berisha shkruan se vendi ku ka ndodhur vrasja nuk ka fushë pamje për policinë. Sipas denoncimit, makina e policisë që pretendohet se është përplasur me grabitësit nuk ka asnjë gërvishtje. Në mesazh pretendohet se Murataj është vrarë nga shokët e tij.

Reagimi i plotë i Berishës:

Hidhet poshtë me prova të pakundërshtueshme pretendimi i policisë se ajo ka ekzekutuar Admir Murataj! Lexoni mesazhin, pyetjet gozhduake dhe shikoni fotot e ekspertit dixhital. sb

“Pershendetje Zoti Berisha

Si ka mundësi qe lajmet thojn qe ka gjujt policia kur ktu nuk ka fushë pamje fare. Policia nuk ka pas asnji shanc te gjuj sepse aty esht nje pjes e ngritur si tip kodre edhe nuk te lejon te shikosh fare

Policia mashtron ajo as qe është afruar aty e jo me te hap zjarr dhe te vras nji nga grabitesit nuk ka fush pamje. Mikrobusi i policisë nuk ka asnjë gërvishtje jo me ç’pim nga plumbat. Eshtë e sigurt qe Admir Murataj esht vrare nga shoket e tij”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews