Ballina Aktualitet Rajoni “Financial Times”: Franca e Gjermania vrasin shpresat e Ballkanit për anëtarësim

“Financial Times”: Franca e Gjermania vrasin shpresat e Ballkanit për anëtarësim

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtuan 6 shteteve aspirante për t’u bërë pjesë e BE-së, duke thënë se ato duhet të ndikojnë pozitivisht në ruajtjen e stabilitetit politik.

Sipas Merkel dhe Macron, anëtarësimi i menjëhershëm i gjashtë shteteve aspirante për në BE nuk do të jetë i mundur tani për tani, por ata u sugjeruan atyre që të përqendrohen kryesisht në çështjet që kanë lidhje me ruajtjen e sigurisë së tyre brenda vendit.

Macron u përqendrua në domosdoshmërinë e “stabilitetit politik” në rajon, duke thënë se Parisi do të ndihmonte në zbatimin e reformave kryesore ekonomike, sociale, të sigurisë dhe të sundimit të shtetit ligjor.

“Ne do të punojmë së bashku për stabilitetin e rajonit. Edhe pse që prej vitit 2000, ne nuk kemi qenë shumë të përqendruar në çështjet e rajonit të Ballkanit, sot duam të bashkëpunojmë me to”, tha ai në takimin e Berlinit ku ishin pjesëmarrës edhe udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës.

Një ndër arsyet kryesore të dhënies së mundësisë nga ana e BE-së për pranimin e vendeve të rajonit të Ballkanit si pjesë e saj ka qenë kryesisht përparimi i tyre ekonomik dhe mbi të gjitha, arritja e një stabiliteti më të gjerë rajonal.

Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë hapur zyrtarisht negociatat për t’iu bashkuar BE-së, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë dhe shpresojnë të marrin miratimin për të nisur negociatat zyrtare në takimin që do të mbahet qershorin e këtij viti.

Ndërsa Kancelarja Merkel tha se shpresonte që takimi i Berlinit do të kontribuonte në zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës, deklaratën e Pavarësisë të vitit 2008 së kësaj të fundit, Serbia nuk e ka njohur ende.

Merkel ka qenë një prej kundërshtareve të zjarrta të çdo zgjidhjeje të mundshme që do të përfshinte shkëmbimin e territoreve, një ide e cila qarkullon prej kohësh në Ballkan. Ndërsa Uashingtoni dhe Brukseli kanë thënë se do të mbështesin një marrëveshje të tillë midis Beogradit dhe Prishtinës.

Vëzhguesit thanë se Merkel dhe Macron ishin krerët e shteteve që mirëpritën zhvillimin e takimit për shkak të shqetësimeve në lidhje me zhvillimet në rajon, pavarësisht hapave progresivë të kohëve të fundit, ku mund të përmendin suksesin novator të marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, mosmarrëveshje e cila kishte dekada që vazhdonte.

“Nëse liderët kryesorë do të bëjnë thirrje për rivendosjen e kufijve, disa prej çështjeve më rrezikshmëri më të lartë janë kërcënimi i sigurisë së minoriteteve dhe ndërtimi i kapaciteteve të mjaftueshme ushtarake”, tha Adi Cerimagic një analist i Iniciativës për Stabilitetin Europian me bazë në Berlin dhe autor i një artikulli të botuar së fundmi mbi rajonin e Ballkanit.

Samiti i mësipërm shërben gjithashtu për t’u kujtuar vendeve të rajonit se mbështetja e BE-së është ende aty për ta.

Një arsye tjetër e organizimit të samitit ka qenë edhe shqetësimi i BE-së në lidhje me rritjen e ndikimit kinez dhe atij rus në rajonin e Ballkanit. Macron tha se ai i kuptonte edhe interesat e shteteve të tjera në rajonin e Ballkanit, por është e qartë se ato Europiane janë më të rëndësishme, përfundoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews