Ballina Bota “Europa kërkon marrëveshje ‘të përbashkët’ me Kinën”

“Europa kërkon marrëveshje ‘të përbashkët’ me Kinën”

“Vendet e mëdha të Bashkimit Europian duan të kenë marrëveshje me Kinën si një grup dhe jo të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe si shtete të veçanta” – tha ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, duke marrë pjesë në një samit në Pekin mbi planin “Road and Belt” të Kinës.

Vendet europiane në përgjithësi kanë sinjalizuar gatishmërinë e tyre për të marrin pjesë në programin e Kinës për të rikrijuar rrugën e vjetër të Mëndafshit që bashkohet me Kinën me Azinë dhe Europën.

Por shtetet kyçe si Franca dhe Gjermania kanë thënë se Kina duhet të përmirësojë qasjen dhe konkurrencën e ndershme për firmat e huaja. Italia në mars u bë qeveria e parë e madhe perëndimore për të mbështetur nismën e Kinës, edhe pse disa liderë të BE paralajmëruan Romën kundër nxitimit në krahët e Pekinit, raporton SCAN.

“Ne, Shtetet e mëdha të BE-së kemi rënë dakord që nuk duam të nënshkruajmë asnjë memorandum dypalësh, por së bashku të bëjmë aranzhimet e nevojshme midis Zonës Ekonomike më të madhe Europiane dhe zonës ekonomike të Kinës së Madhe” -tha Altmaier kur u pyet nëse mund të shihte nënshkrimin e Gjermanisë një marrëveshje dypalëshe e ngjashme me Italinë.

Një zëdhënës i zyrës së Altmaierit më vonë tha se po fliste për aranzhimet e përgjithshme dhe jo në mënyrë specifike për “Belt and Road”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews