Ballina Sport Epoka e Messit, Barcelona pranë triumfit të trefishtë për herë të tretë

Epoka e Messit, Barcelona pranë triumfit të trefishtë për herë të tretë

La Liga është e Barcelonës dhe jo vetëm në këtë edicion, pasi kompeticioni vendas është konvertuar në zonën komode të “blaugranave” në vitet e fundit. Pas fitores me Atleticon, skuadra e Valverdes e ka fituar praktikisht trofeun. Vështirë se mund të ndodhë diçka që Messi me shokë të mos e shtojnë edhe këtë titull në palmaresin e tyre.

Nëse llogaritim edhe kampionatin aktual, ky do të jetë titulli i 8 kampion i Barcelonës në këto 11 vitet e fundit, një cikël triumfues, ku Reali i Madridit dhe Atletico, nuk kanë mundur të dhurojnë betejë. Gjatë kësaj kohe “Los Blancos” kanë fituar vetëm 2 kampionate, ndërsa Atletiko vetëm një.

Cikli triumfues i Barcelonës përket me futjen e Messit në ekipin e parë të Barcelonës. Argjentinasi ndodhej prej më shumë vitesh në grupin katalan, por vetëm me mbërritjen e Guardiolës në sezonin 2008-2009 u shndërrua në liderin e padiskutueshëm të ekipit. Messi është baza mbi të cilën Barcelona ka ndërtuar hegjemoninë e saj në kampionat.

Për t’u rikthyer tek edicioni aktual, momenti i Barcelonës i fton tifozët e saj të ëndërrojnë një tjetër sezon plot trofe. Triumfi i trefishtë, diçka që vetëm kalatanët e kanë realizuar në futbollin spanjoll, është i mundshëm. Barcelona e ka arritur në vitet 2009 dhe 2015 dhe ka mundësinë për ta përsëritur.

Kjo, pasi, me njërën dorë të titulli kampion, skuadra e Valverdes mund të ngrejë edhe Kupën e Mbretit, pasi është në finalen e 25 majit kundër Real Betis. Tashmë mund t’i përqendrojë energjitë te sulmi në Europë, një sulm që kalon nga “Old Trafford”, një skenë ku Barça shkon plot besim, pasi fitorja ndaj Atleticos e çon në Manchester në krahët e euforisë.

LAJMET MË TË REJA
Loading...