Ballina Kronika Ekstradohen tre shqiptarë, në kërkim ndërkombëtarë për vrasje, kultivim kanabisi e vjedhje

Ekstradohen tre shqiptarë, në kërkim ndërkombëtarë për vrasje, kultivim kanabisi e vjedhje

Tre shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Interpol Tirana brenda 24 orëve, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vepra të ndryshme penale.

U ekstradua 49-vjeccari Ilir Kapllanaj, banues në Fier i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë, pasi ishte dënuar me 23 vite burg për vrasje me paramendim, krim i kryer më në 25 Shkurt të viti 2000, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.Janë ekstraduar gjithashtu edhe një 28-vjeçar me inicialet G.L., banues në Tropojë dhe R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë.

28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë, pasi rezulton i dënuar me 1 vit e 4 muaj muaj burg për kundërshtim të policisë, ai është dënuar më vonë edhe me katër vite të tjera burg për vjedhje, ndërsa 54-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Brenda 24 orëve të fundit nga Interpol Tirana ekstradohen tre shtetas shqiptarë për vepra të ndryshme penale.

-Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i të dënuarit, shtetasit shqiptar, Ilir Kapllanaj, 49 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor e ka dënuar me 23 vjet burg për veprën penale, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim “.

Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në 25 Shkurt 2000, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin G.L, banues në Patos.

-Po si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë i shtetasit G.L, 28 vjeç, banues në Tropojë.

Shtetasi G.L, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj muaj burg për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, duke ushtruar dhunë fizike, kryer në bashkëpunim”. Po këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin G.L , me 4 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.

-Gjithashtu falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit R. R., 54 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi R. R. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”.

Loading...