Ballina Kronika E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i tretë

E rëndë në Korçë, një person hidhet nga kati i tretë

Një person ka tentuar që t`i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ku një 35-vjeçar, është hedhur nga lartësia.

Mësohet se bëhet fjalë për M.Priftin, i cili kurohej prej kohësh nga depresioni.

Por pavarësisht dëmtimeve të shumta trupore dhe në kokë, mësohet se 35-vjeçari, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha të spitalit të Korçës.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që po merren në pyetje edhe familjarët e të plagosurit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews