Ballina Kronika Dy shqiptarë kapen “mat” me 45 kg drogë në kufirin Maqedoni –...

Dy shqiptarë kapen “mat” me 45 kg drogë në kufirin Maqedoni – Greqi

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica”, midis Greqisë dhe Maqedonisë janë konfiskuar rreth 45 kilogramë drogë.

Shoferi dhe bashkudhëtari i tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash.

“Në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me materie të gjelbër të mbështjellë në një shirit të zi”, njofton Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut.

Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova sqaroi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews