Ballina Aktualitet Lajme Dita e 6-të e fushatës, ja ku do të bëjnë fushatë Reka,...

Dita e 6-të e fushatës, ja ku do të bëjnë fushatë Reka, Siljanovska dhe Pendarovski

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë hyrë në ditën e gjashtë të fushatës, ku po vijojnë të prezantojnë programet e tyre zgjedhore.

Blerim Reka, i cili në këto zgjedhje të gjashta presidenciale merr pjesë me përkrahje të opozitës shqiptare, programin e vet zgjedhor do ta prezantojë para qytetarëve të Strugës.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova do të qëndrojë në Gjorçe Petrov dhe më pas tubimin qendror në Kumanovë.

Kandidati i partive në pushtet, Stevo Pendarovski do të zhvillojë tubime në Mogillë, Demir Hisar, Novaci, Resnjë, ndërsa tubimi qendror do të zhvillohet në Manastir, përcjellë INA.

Fushata zyrtarisht ka filluar më 1 prill, ndërsa do të zgjas deri më 19 prill pas së cilës pason heshtje 24 orësh para ditës së zgjedhjeve.
Pendarovski nën moton “Bashkë përpara” e filloi fushatën nga Prilepi, Siljanovska nën sloganin “Drejtësi për të gjithë” nga vendlindja e Ohrit, derisa Reka nën moton “Republikë për të gjithë” nga Shkupi. Tre kandidatët për president të shtetit kanë premtuar fushatë të qetë dhe korrekte në pothuajse gjitha vendet e populluara. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews