Ballina Lajme Deutsche Welle: Kancelarja Merkel i bën trysni presidentit Macron për Maqedoninë e...

Deutsche Welle: Kancelarja Merkel i bën trysni presidentit Macron për Maqedoninë e Veriut

Në prag të samitit joformal të Berlinit, mediat gjermane e analizojnë gjendjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komentojnë gatishmërinë për përafrimin drejt BE-së, raporton Deutsche Welle.

“Maqedonia e Veriut është është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që meriton të shpërblehet me datë për fillim të bisedimeve me BE-në”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ndësa “Welt-i” shkruan se Merkel planifikon t’i bëjë trysni Macronit për bisedimet me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendet e rajonit edhe më tej meritojnë përkrahjen, po përafrimi i mëtejshëm drejt BE-së për momentin do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim: Maqedonia e Veriut ka një Qeveri të orientuar drejt reformave, që bëri kompromise të guximshme për ëndrrën Evropë, duke ndryshuar emrin e vet që të tejkalojë kontestin me anëtaren e BE-së, Greqinë. Fillimi i bisedimeve do të jetë pranim për guximin e madh. Se ku do të përfundojnë ato bisedime do të tregojë koha. Natyrisht do të zgjasim me vite”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Në gazetën javore “Welt” shkruan se kancelarja Merkel dëshiron që me çdo kusht ta bind Macron që Maqedonisë së Veriut t’i jepet mundësi në qershor të fillojë bisedimet me BE-në.

Gazeta thekson se kyçe do të jenë dy bisedime, që do të ndodhin të hënën. e Para Merkel do të bisedojë në katër sy me kryeministrin Zoran Zaev dhe më pastaj me presidentin Macron.

“Merkel dëshiron ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut dhe angazhimin e vet te kontesti për emrin me fillim të bisedimeve me BE-në. Macron, i cili më shumë është i interesuar në përafrimin se sa zgjerimin e BE-së, nuk e dëshiron këtë. Por, kompromisi është i mundshëm: Merkel premton se fuqishëm do të përpiqet te Macron për fillim të shpejtë të bisedimeve, ndërsa Maqedonia e Veriut med urim do të presë deri pas zgjedhjeve në Kuvendin Evropian, që Macron të shpëtojë”, shkruan “Velt”./Telegrafi/

Loading...