Ballina Kronika DALIN FOTOT E VILËS SË ADMIR MURATAJ, ME GARDH HEKURI TË LARTË...

DALIN FOTOT E VILËS SË ADMIR MURATAJ, ME GARDH HEKURI TË LARTË DHE SISTEME ALARMI

Dalin fotot e vilës se Admir Muratajt, i cili u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë në Rinas.

Shtëpia e tij ndodhet në Prezë, e rrethuar me gardh hekuri të lartë dhe e ruajtur me kamera sigurie e sistem alarmi.

Mësohet se në tokën ku është ngritur kjo vilë luksoze ka qenë e ndërtuar më herët një banesë e vjetër, e cila është blerë nga Murataj për të ndërtuar vilën, që ka përfunduar në vitin 2015.

Murataj ka jetuar në këtë banesë në vitin 2015 bashkë me familjen. Në 2016 është larguar dhe vinte vetëm rrallë për të kontrolluar shtëpinë.

Kush është Admir Murataj dhe grupi i tij:

Admir Murataj autori i cili u vra dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Admir Murataj, i cili ishte ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013.

Në pretencën e Prokurorisë e cila u dha më 18 janar të këtij viti për bandën e akuzuar për tri grabitje të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas, u kërkua në total 127 vite burg për 8 të akuzuarit, ndërsa në kërkim rezultonte Murataj.

Në Greqi Murataj është i njohur për arratisjen e tij spektakolare nga burgu bashkë me Ilir Kupën e 9 shqiptarë të tjerë.

Ai u arratis nga burgu i Trikallas në mars 2013, ndërkohë që kishte rënë në pranga bashkë me Klement Çalën, në janar të të njëjtit vit, si pjesëtarë të një bande shqiptaro-greke të akuzuar për 9 grabitje dhe tentativë grabitje bankash, në shumën totale 2 milionë euro.

Pas arratisjes, ai është ndjekur nga Policia, por ka lënë pas një vazhdë gjaku, pasi ka vrarë një vajzë 25 vjeçe në Isthmia dhe një rreshter policie. Po ashtu pas arratisjes, ata akuzohen se kanë grabitur edhe bankën kombëtare në Larisa më 16.05.2013, grabitje e faktuar nga gjurmët e gishtave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews