Ballina Sport “Çmendet” Manchester United, ofron 100 milionë euro për 19-vjeçarin

“Çmendet” Manchester United, ofron 100 milionë euro për 19-vjeçarin

Manchester United po kërkon që këtë merakto të forcojë skuadrën me një sulmues të ri.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor të Dortmund, Jadon Sancho. Sipas “The Mirror”, 19 vjeçari është një nga lojtarët që “djajt” duan që ta kenë në skuadrën e tyre, pasi sezonin e ardhshëm United do të jetë një nga pretendentët për titull në Premier League.

Manchester United është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit të Dortmundit, shifër kjo mjaft tunduese për Dortmund.

Kujtojmë që Sancho u mor vitin e shkuar nga Dortmund vetëm për 8 milionë stërlina./ Opinion.al E.Xh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews