Ballina Shëndeti Këshilla Çfarë po hamë? Ja si mashtrohet me matrikullimin e bagëtive (VIDEO)

Çfarë po hamë? Ja si mashtrohet me matrikullimin e bagëtive (VIDEO)

Deri para pak kohësh, therja dhe tregtimi i kafshëve bëhej pa asnjë kriter. Në mes të rrugës, ose në thertore të improvizuara qëndronin kasapët, të cilët tregtonin mishin jashtë çdo standardi. Por, kjo u vu nën kontroll nëpërmjet disa aksioneve dhe një ligji për veterinarinë.

Sot, një pjesë e mirë e thertoreve janë me standarde, të ngjashme me atë ku hyri edhe kamera e emisionit “Top Story”. Higjiena është më e pastër dhe kushtet janë më të mira. Por, kjo nuk mjafton për të tregtuar mish të sigurt.

Problemi kryesor qëndron me abuzimin që bëhet nga individë të ndryshëm, duke therur kafshë të pamatrikulluara në lindje. Sesi realizohet ky proces do ta tregojmë hap pas hapi, nëpërmjet investigimit që “Top Story” ka bërë.

Kamera jonë ishte në tregun e gjësë së gjallë në Gostimë të Cërrikut. Aty shikon me lehtësi sesi shiten kafshë të pamatrikulluara, në shkelje të plotë me ligjin. Ky treg duhej të ishte mbyllur sipas një vendimi të Bashkisë së Cërrikut, por çuditërish vijon normalisht aktivitetin çdo të dielë.

Sipas ligjit për veterinarinë, në hyrje të tregut duhet të gjendet një veteriner, i cili nuk duhet të lejojë kafshët e pamatrikulluara dhe që nuk shoqërohen me certifikatën e lëvizjes që të hyjnë në treg.

Për ta bërë më të thjeshtë për të gjithë, le të shpjegojmë se çfarë është procesi i matrikullimit dhe kur duhet të kryhet ai.

“Matrikullimi është procesi i identifikimit të kafshës dhe pajisjes së saj me një ‘kos’ unik që në momentin e lindjes dhe gjatë të gjithë jetës së saj. Në momentin e lindjes së një kafshe, fermeri njofton veterinerin dhe ai bën t gjithë procesin e matrikullimit të kafshës dhe plotësimin e kartelës së kafshës. Kjo është procedura normale që duhet të ndodhë. Sot në Shqipëri, fermeri nuk është i interesuar që të identifikojë kafshën për shumë arsye. Midis të tjerash, nuk e ndien veten të mbështetur dhe të përfaqësuar nga shteti. Ndaj, ai nuk gjen arsyen që të telefonojë veterinerin për të identifikuar kafshën”, tha Ervin Resuli, veteriner.

@tn.lajmelokale
@tetovanews