Ballina Aktualitet Kosovë Çeket, të “dashuruara” pas kosovarëve: 10 mijë euro për një martesë fiktive

Çeket, të “dashuruara” pas kosovarëve: 10 mijë euro për një martesë fiktive

Jana, 28 vjeç, nga Bohemia Jugore vitin e kaluar udhëtoi për në Frankfurt. E kjo për shkak të martesës me një burrë që nuk e kishte parë kurrë më parë. Aq më pak që dhe ta dashuronte. Por kjo nuk e shqetësonte shumë. Ajo u martua me të për të fituar para.

Një duzin grash dhe vajzave çeke kanë zbuluar një mënyrë të shpejtë për të fituar një dorë të mirë parash. Ato peshkojnë burra emigrantë të cilët duan t’i shpëtojnë dëbimit nga vendet e BE-së, duke fituar lejeqëndrimi të përhershëm pikërisht nga martesat pa dashuri por me interes të ndërsjelltë.

Sipas të dhënave të institucioneve që merren me luftën ndaj krimit të organizuar në Republikën e Çekisë, po ekziston një prirje në rritje për martesa mashtruese të shtetaseve çeke me të huajt. Këto të fundit rendin drejt vendeve të BE-së, por sidomos në Gjermaninë fqinje, për të gjetur burra që kundrejt 10 mijë eurove duan të martohen.

Është gazeta Mlada Fronta Dnes që thekson se ky treg dominohet më së shumti nga meshkuj kosovarë.

Ajo kujton se në mars të vitit të kaluar, policia çeke bastisi disa shtëpi në veri të vendit, ku arrestoi pesë persona, katër prej tyre çekë e një nga Kosova.

Prokuroria Çeke e qytetit Liberec, tha se i mbërriti një kërkesë nga autoritetet gjermane për të kthyer burrin nga Kosova, i cili doli të kishte qenë organizatori i martesave të rreme mes femrash çeke dhe bashkëpatriotësh të cilët dëshironin të qëndrojnë në atë vend.

Një zyrtar çek, Jaroslav Ibehej tha se “gratë çeke, si qytetare të BE-së mund të qëndrojnë në Gjermani në bazë të martesave fiktive me kosovarë, të cilët i mundësojnë vetes qëndrim në Gjermani në bazë të bashkimit familjar”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews