Ballina Aktualitet Shqipëri Cakaj përplaset me ministrin serb: Flet me gjuhën e shekullit të 20-të

Cakaj përplaset me ministrin serb: Flet me gjuhën e shekullit të 20-të

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, i pranishëm në Ministerialin e Varshavës, është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç.

Përplasja mes ministrave ka ndodhur për shkak të çështjes së Kosovës, Daçiç ka kërkuar që Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli të mos jete pjesë e takimit dhe është ngritur për tu larguar nga salla.

Por, në këtë moment ka ndërhyrë Cakaj duke ju drejtuar Daçiç: “E di që po më dëgjon, prandaj po të flas. Fjalimi i Daçiç është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Daçiç ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij, unë kam 28 vjet refugjat.”

Pas ndërhyrjes së Cakajt, ministri serb ka dashur të marrë fjalën përsëri, por nuk është lejuar nga drejtuesi i takimit.

Po ashtu, pak ditë më parë një incident diplomatik ndodhi dhe në Konferencën mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor” që u mbajt në Tiranë, ku delegacioni serb nuk pranoi të rrijë bashkë me delegacionin kosovar./ Opinioni.al E.Xh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews