Ballina Sport Boksieri turk provokon shqiptarin, ai qëndron gjakftohtë (Video)

Boksieri turk provokon shqiptarin, ai qëndron gjakftohtë (Video)

Boksieri Arnold Gjergjaj sonte në Stamboll do të zhvillojë ndeshjen për titullin në “EBU Exterrnal” në kategorinë e rëndë në boksin profesionist.

Kundërshtari i tij është boksieri turk Umut Camkiran, kurse Gjergjaj për këtë titull lufton për herë të tretë, meqë e kishte fituar atë më 2014 dhe e kishte mbrojtur një herë, një vit më pas.

Në peshimet zyrtare, boksieri nga Gjakova peshoi 105.6 kg, kurse kundërshtari i tij 114,1kg, mirëpo, përveç peshës më të ulët, Gjergjaj e ka edhe përparësinë e të qenit me i gjatë se kundërshtari, raporton “Insporti”.

Sidoqoftë, peshimet nuk kaluan pa tensione, madje ishte bokseri turk që tentoi të provokojë Gjergjajn, i cili u soll si një profesionist i madh dhe qëndroi gjakftohte, kurse sonte ne ring pritet të tregojë shkathtësitë e tij luftarake.

LAJMET MË TË REJA
Loading...