Ballina Sport Boksieri tetovar Lulzim Bajrami shënon një fitore të madhe në Hamburg (VIDEO)

Boksieri tetovar Lulzim Bajrami shënon një fitore të madhe në Hamburg (VIDEO)

Boksieri tetovar Lulzim Bajrami, ka fituar edhe një titull në kategorinë e boksierëve profesional. Luli kësaj radhë në menaxhim të Azem Ceka, si menaxher i ndeshjeve të tij, ka fituar brezin në kategorinë profesionale të boksit GBU, kundrejt boksierit finlandez Janne Rantanen.

Ndeshja është zhvilluar në Hamburg të Gjermanisë, ndërsa fitorja e Lulzim Bajramit, ka ardhur në raundin e shtatë, edhe atë me nokdooun, ka mposhtur kundërshtarin e tij, dhe duke i marrë kështu edhe brezin për mjeshtër evropian të boksit.

Përndryshe, kjo është ndeshja e pestë me radhë e Lulzim bajramit, boksierit të pamposhtur Tetovar, i cili natë më parë, shënoi edhe fitoren e pestë me radhë.
Luli është një ndër boksierët më të suksesshëm të klubit Tough Gym Hamburg, nën drejtimin e trajnerit të tij Human Nik.

Kliko VIDEO

@tn.lajmelokale
@tetovanews