Ballina Aktualitet Shqipëri Blegtorët s’prodhojnë më mish, Shqipëria 70 milion dollarë importe nga Brazili

Blegtorët s’prodhojnë më mish, Shqipëria 70 milion dollarë importe nga Brazili

Brazili është një nga furnizuesit më të mëdhenj të tregjeve botërore me mish. Shqipëria importon cdo vit mbi 800 milionë euro produkte bujqësore.

Mishin kryesisht e importon nga Brazili dhe nga Argjentina.“Shqipëria nuk i plotëson dot nevojat për mish. Kështu çdo vit importohen mbi 35 mijë ton mish të të gjitha llojeve me një vlerë financiare mbi 70 milionë dollar në vit”, tha për Top Story Ndoc Faslia, ish – zv.Ministër i Bujqësisë.

Numri i gjedhëve që mbarshtrohen në Shqipëri ka ardhur në ulje këto 25 vitet e fundit. Kjo për një sërë arsyesh , si migrimi, emigrimi apo edhe situata e rënduar e fermerëve të cilët pothuajse nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti.

@tn.lajmelokale
@tetovanews