Ballina Bota “Benz” hap fabrikën në Moskë, Putin i bën karshillëk me autoblindën e...

“Benz” hap fabrikën në Moskë, Putin i bën karshillëk me autoblindën e tij (VIDEO)

Kur presidenti rus Vladimir Putin u fut në një fabrikë të re që gjigandi gjerman “Mercedes Benz” hapi në Moskë, “Aurusi” i tij i blinduar vodhi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Autoblinda, një prodhim i veçantë rus që tashmë do të dalë në treg edhe për qytetarët e thjeshtë në versionin veturë, bëri që drejtuesit e makinës legjendare nga Gjermani të kthenin kokën dhe të lëshonin një lum lavdërimesh.

Teksa arriti në ceremoninë e hapjes së fabrikës së makinave të reja Daimler, Putin doli nga limuzina e tij e zezë dhe përshëndeti përfaqësuesit e objektit. Pas shtrëngimit të duarve, një nga anëtarët e delegacionit mikpritës komentoi “Aurusin” e presidentit rus, duke i thënë Putinit në gjermanisht se ai ka një “makinë të bukur”.

Putini u përgjigj në gjermanisht, duke thënë me krenari: “Ja, sehr schon” (Po, [është] shumë e bukur).

“Aurus” u zhvillua nga Instituti Qendror i Kërkimit Shkencor dhe Automobilistik (NAMI) në Moskë dhe u shfaq për publikun për herë të parë në shtator 2018. Përveç motorit V-8  ajo ka fuqi prej 598 kuajshësh me 4.4 litra.

NAMI thotë se “Aurus” do të shërbejë si modeli i nisjes për një linjë të plotë të automjeteve ultra luksoze shtëpiakë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews