Ballina Aktualitet Shqipëri Basha ia lë protestën të rinjve/ Policia thirrje mediave: Largohuni për arsye...

Basha ia lë protestën të rinjve/ Policia thirrje mediave: Largohuni për arsye sigurie! (VIDEO)

Vetëm pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, policia ka rrethuar Kuvendin e Shqipërisë, por edhe Ministrinë e Brendshme.

Policia i ka bërë thirrje në veçanti mediave, gazetarëve dhe operatorëve të largohen nga zona, për shkaqe sigurie.

Kujtojmë se në protestën e sotme mungon kryedemokrati Basha, i cili ndodhet në Berlin, ku do të takojë përfaqësues të CDU-së. Protesta e sotme do të udhëhiqet nga të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së.

@tn.lajmelokale
@tetovanews