Ballina Sport Barcelona nxjerr në shitje tre futbollistë

Barcelona nxjerr në shitje tre futbollistë

Barcelona ka vendosur të bëj ndryshime në skuadrën e saj gjatë merkatos së verës.

Duke u nisur nga mosha e madhe e disa prej lojtarëve, Barcelona po investon shumë për të tërhequr lojtarë të rinj në “Camp Nou”.

Objektivat kryesorë të Blaugranëve janë Matthijs de Ligt dhe Luka Jovic, por për të arritur tek ta, Barcelona duhet të shes. Sipas “ESPN”, Philippe Coutinho, Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic do të nxirren në shitje, me drejtuesit që kanë si synim të grumbullojë deri në 300 milionë euro të ardhura.

Ndërkohë, interesimi për futbollistët nuk ka munguar, me Coutinho që kërkohet nga PSG e Manchester United. Këto të fundit kanë shfaqur interes edhe për mbrojtësin francez, Umtiti, ndërsa Interi ka shfaqur interes për Ivan Rakitic./ Opinion.al E.Xh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews