Ballina Kronika Banesa përfshihet në flakë, çifti humb jetën. Shpëtojnë 4 fëmijët dhe gjyshërit...

Banesa përfshihet në flakë, çifti humb jetën. Shpëtojnë 4 fëmijët dhe gjyshërit (VIDEO)

Mëngjesi i sotëm ishte i kobshëm për familjen me tetë anëtarë nga fshati Breg i Pukës. Banesa e tyre u përfshi nga zjarri rreth orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne dhe për pasojë humbën jetën çifti i bashkëshortëve, Petrit e Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç.

Ata në momentin e zjarrit po flinin në katin e dytë , ndërsa nuk arritën të dilnin gjallë nga shtëpi. Fatmirësisht katër fëmijët dhe gjyshërit e moshuar shpëtuan për mrekulli. Pas ngjarjes së rëndë, i zoti i shtëpisë, Pal Gjoni për News 24 ka treguar tmerrin që ka parë me sytë e tij. Ai shprehet se ka thirrur djalin për të shpëtuar gruan e paralizuar, por kjo thirrje nuk u dëgjua asnjëherë pasi ai së bashku me bashkëshorten ndërruan jetë duke lënë pas katër fëmijë jetimë.

“Kam dëgjuar tjegullat që kërcisnin kur me doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. I kam thirrur djalit qe të nxirrte gruan që e kam të paralizuar. Ai nuk mu përgjigj kurrë më. U gëzova kur pashë që fëmijët ishin në oborr. Ajo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt”, tha i moshuari.

Çifti i të moshuarve është strehuar në një shtëpi tek të afërmit në fshat, ndërsa katër fëmijët pas mjekimit janë dërguar tek të afërmit e nënës së tyre. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të saj.

VIDEO bonus:
Loading...