Ballina Kronika Babë e bir bëjnë për spital shqiptarin… sherri për motive pronësie

Babë e bir bëjnë për spital shqiptarin… sherri për motive pronësie

Për motive pronësie babë e bir e kanë gjetur të volitshme që të bëjnë për spital një tjetër person, duke përfunduar për pasojë në prangat e policisë.

Autoritetet njoftojnë se dhuna e ushtruar nga shtetasit A.M e Gj.M i ka çuar këta të fundit në pranga. Babë e bir kanë rrahur e goditur me sende të forta shtetasin me inicialet I.M, banues në Tiranë. Ky i fundit ka përfunduar në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

@tn.lajmelokale
@tetovanews