Ballina Argëtim “Atë e kam për shtëpi, ty të dua për qejf”, Anxhela Peristeri:...

“Atë e kam për shtëpi, ty të dua për qejf”, Anxhela Peristeri: I këndova në dasmë, por dhëndri më kërkoi për nuse

Ndërsa merr pjesë në aktivitete të shumta, nuk kanë si të mungojnë edhe “skenat” e çuditshme. E duket se një e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur, Anxhela Peristeri.

E ftuar në emisionin “Thumb”, ajo rrëfeu detaje nga detaje të karrierës së saj muzikore dhe një histori gazmore që i kishte ndodhur në një dasmë në Maqedoni.

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam ne një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem. Po ti u martove dje i thashë. Po s’ka gjë tha ajo është për shpi ty të kam për qejf”, tregoi Anxhela.

@tn.lajmelokale
@tetovanews