Ballina Kronika Armë, drogë e grabitje, pranga 3 shqiptarëve në Itali (Emrat)

Armë, drogë e grabitje, pranga 3 shqiptarëve në Itali (Emrat)

Mediat italiane bëjnë me dije se 3 shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia në Bari, nën akuzat e vjedhjes më shumë se njëherë. Shqiptarët akuzohen për tentativë vrasjeje, grabitje dhe vjedhje e rëndë.

Shqiptarët e prangosur janë Kristo Shyti 26 vjeç, Klajdi Hallulli, 28 vjeç, dhe Mariglen Myrto, 31 vjeç. Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhje të vilave të shtetasve italianë. Në një rast, ata kishin përdorur armë zjarri, duke lënduar pronarin e shtëpisë, shkruan “Bari Today”.

Agjentët e policisë, gjatë operacionit për shkatërrimin e bandës, sekuestruan armë, mjete për vjedhje, por edhe drogë. Një kilogramë marijuanë u gjet në banesën e Hallullit.

Loading...