Ballina Sport Ardian Ismajli sërisht në ekipin e javës në Kroaci

Ardian Ismajli sërisht në ekipin e javës në Kroaci

Ardian Ismajli është kthyer brenda pak muajsh në një nga futbollistët më të vlerësuar në kampionatin kroat të futbollit, ku vetëm këtë vit u konfirmua si titullar i padiskutueshëm në radhët e Hajduk Split. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare po koleksionon paraqitje pozitive njëra pas tjetrës dhe nuk është rastësi që tashmë thuajse në çdo javë është bërë pjesë e formacionit më të mirë të kampionatit. Kështu ka qenë edhe për ndeshjet e kësaj jave në Kroaci, ku Hajduku fitoi 2-0 ndaj Istra dhe barazoi Osijekun me pikë në vendin e tretë të klasifikimit, që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

“Karriera e këtij të riu është në ngjitje. Ai është kthyer në titullar te kombëtarja shqiptare ndërsa në Hajduk, që me mbërritjen e trajnerit Sinisha Oreshçanin, është kthyer në pikën më të fortë të mbrojtjes dhe mbylli në mënyrë brilante sulmuesin e pakëndshëm Bruno Savi të Istra”, shkruan “24Sata” .

@tn.lajmelokale
@tetovanews