Ballina Aktualitet Lajme ANTIKORRUPSIONI NGRIT PROCEDURË KUNDËRVAJTËSE NDAJ KRESHNIK BEKTESHIT, KA PUNËSUAR MOTRËN NË ELEM

ANTIKORRUPSIONI NGRIT PROCEDURË KUNDËRVAJTËSE NDAJ KRESHNIK BEKTESHIT, KA PUNËSUAR MOTRËN NË ELEM

Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka ngritur procedurë kundërvajtëse ndaj ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për shkak të ndikimit në punësimin e motrës së tij, raporton SHENJA.

Antikorrupsioni tha se ky konkurs pune për referent në ELEM ka qenë vend punë për të cilin kanë konkurruar mbi 70 persona, ndërsa pa asnjë shpjegim mbi atë se si janë filtruar kandidatët, lista e konkurrentëve ka ardhur në vetëm pesë persona, dhe më pas është punësuar edhe motra e tij. Por në asnjë moment nuk ka prova se si është punësuar, me çfarë merita.

Antikorrupsioni në mënyrë shtesë ka konstatuar se motra e Kreshnikut jeton në një adresë me të, dhe kjo edhe më tepër i bën të besojnë se ai ka ndihmuar punësimin e motrës. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews