Ballina Kronika AKSIDENTI I MBRËMSHËM NË HYRJE TË TETOVËS, NJË GRUA KA HUMBUR JETËN

AKSIDENTI I MBRËMSHËM NË HYRJE TË TETOVËS, NJË GRUA KA HUMBUR JETËN

Një grua e moshës 50 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të Tetovës.
Sipas informacioneve të para, gruaja ka qenë bashkëudhëtare në makinën “Mercedes”, ndërsa janë përplasur me një makinë tjetër e llojit “Golf”.
Në afërsi të rrethrrotullimit gjatë hyrjes në Tetovë ka ndodhur aksidenti, ndërsa pas përplasjes me golfin, mercedesi ka vazhduar me vozitjen e pakontrolluar duke goditur një shtyllë.
Në golfin ka pasur dy persona, një mashkull dhe një femër, të cilët janë lënduar gjatë përplasjes dhe janë dërguar në qendrën klinike në Tetovë.
Ekipe të policisë dhe SPB Tetovë kanë dalë në vendngjarje për të kryer hetimet. /SHENJA/

@tn.lajmelokale
@tetovanews