Ballina Kronika Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Një aksident tragjik iu ka marrë jetën dy emigrantëve shqiptarë, në autostradën A14, në dalje mes Bitonto dhe Molfetta.

Krahas tyre edhe një person tjetër mbeti i plagosur rëndë, si pasojë e përplasjes së dy makinave, të cilat ishin drejtuar për në Bari.

Viktimat janë dy shqiptarë, një burrë 56 vjeç dhe një e moshuar 82-vjeçare me banim në Emilia Romagna, të cilët udhëtonin me një ‘Renault Clio’.

Në rrethana që mbeten për tu sqaruar, makina e viktimave u përplas me një ‘Ford Kuga’ në të cilën drejtuesi i mjetit një 44-vjeçar, efektiv i policisë rrugore, mbeti i plagosur.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, autostrada mbeti e bllokuar për disa orë.

Aktualisht hetimet janë në vijim, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews