Ballina Kronika Aksident i rëndë në Shkodër, 2 gra humbën jetën, 5 të plagosur...

Aksident i rëndë në Shkodër, 2 gra humbën jetën, 5 të plagosur (VIDEO+FOTO)

Dy gra humbën jetën dhe 5 persona të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Shkak i aksidentit dyshohet një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara, me të cilën po udhëtonte njëra prej mjeteve.

Përplasja e dy makinave në Kryebushat të Shkodrës ka shkaktuar dy viktima dhe pesë persona të plagosur. Mjeti tip “Nissan”, në tentativë për të parakaluar dhe që udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara ka goditur nga pas makinën “Audi”.

Në sediljen e pasme të këtij mjeti ndodheshin dy gra, të cilat mbetën viktima të aksidentit tragjik. Nga ngjarja që ndodhi në aksin Shkodër-Lezhë u dëmtuan edhe pesë persona.

Të plagosurit që po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit verior janë Lutfi Kubaci, 55 vjeç; Emanuel Perjaku, 23 vjeç; Jak Perjaku 28 vjeç; Beta Mata, 32 vjeçe dhe Pjeter Zefi, 66 vjeç.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik./abcnews.al

VIDEO bonus:
Loading...