Ballina Aktualitet Kosovë Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një aksident i rëndë trafiku është shkaktuar në natën e së martës, në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shakovicë, në Komunën e Podujevës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Katër vetura janë përfshirë në aksident, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime.

Aksidenti ka bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar një kolonë të madhe.

Autoambulancat janë parë te vendi ku ka ndodhur aksidenti. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me rastin.

“Ju njoftoj se me datën 16.04.2019 rreth orës 20:55 në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë F.sh.Shakovic ka ndodh një aksident trafiku në mes të katër automjeteve. Është raportuar për dy persona të lënduar. Janë informuar Emergjenca. Njësitet policore dhe ato të trafikut kanë dalë në vendin e aksident trafikut dhe janë duke u marrë me rastin”, ka bërë të ditur Policia.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

@tn.lajmelokale
@tetovanews