Ballina Bota AK Parti do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll (VIDEO)

AK Parti do të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll (VIDEO)

Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), tha se partia duke përdorur rrugën e apelimit të jashtëzakonshëm, do të kërkojë që zgjedhjet në Stamboll të përsëriten

Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ali İhsan Yavuz, njoftoi se do të kërkojnë që të përsëriten zgjedhjet në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai duke folur për mediat në selinë e AK Partisë, tha se partia duke përdorur rrugën e apelimit të jashtëzakonshëm, do të kërkojë që zgjedhjet në Stamboll të përsëriten.

Yavuz gjithashtu tregoi se si parti do të bëjnë apelimin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet në rrethin e Stambollit, Büyükçekmece.

Sipas rezultateve jo zyrtare kandidati i Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP) Ekrem Imamoglu, kryeson me 48,79 për qind, ndërsa ai Partisë AK, Binali Yildirim ka fituar 48,51 për qind vota.

Ndryshe, pas një ankese të bërë nga AK Parti, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë vendosi të mërkurën e kaluar të rinumërojë vota në disa rrethe të Stambollit.

Votuesit në Turqi më 31 mars shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.

@tn.lajmelokale
@tetovanews