Ballina Aktualitet Lajme Ahmeti paralajmëroi Kongresin partiak gjatë këtij viti, mbi 30% përfaqësimi i grave

Ahmeti paralajmëroi Kongresin partiak gjatë këtij viti, mbi 30% përfaqësimi i grave

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Kuvendi zgjedhor i Forumit të gruas të BDI-së tha se për çdo të arritur të deritanishme ka hise edhe nëna shqiptare, në çdo avancim, në çdo përpjekje nga ato përpjekje më të mëdha për liri, drejtësi dhe barazi, nëna shqiptarë, gruaja shqiptare ka dhënë kontributin më të madh.

“Këtu u dëgjuan me paraqitjet e tyre dy nëna, një fjalë programatike e Grida Dumës, fjalë zemre të nënës për avancim, guxim e organizim të grave shqiptare, njëherë u dëgjua, fjala dhe zëri i Luljetës që buronte nga thellësitë e shpirtit, dhimbjet e një nëne ku u bë thirrja për të gjitha grat shqiptare përkundër asaj që kanë parë e përjetuar, ekzekutimin e gjakut të djemve dhe fëmijëve të familjarëve të mi që të gjithë juve të vazhdoni të punoni që të mos e humbni as durimin as përpjekjen, por të mbijetoni. E dashura Luljeta unë po përpiqem që nënat të mos përjetojnë dhimbje, kobë dhe vajë. Unë përpiqem që nënat, motrat dhe gratë shqiptare të trajtohen barabartë në shoqëri sepse as duhet harruar as anashkaluar historikisht se gruaje shqiptare është pjesë e historisë sonë të lashtë e të re,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti bëri të ditur se nga ana e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij ka përkrahje të plot që në kongresin e ardhshëm që do të mbahet këtë vit që grat të përfaqësohen nga 30 deri në 40 për qind në organet drejtuese të partisë.

“Do të përfaqësohen në Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë e Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe drejt të përfaqësuara në të gjitha institucionet e shtetit qoftë në ekzekutiv apo atë legjislativ. Ka vullnet të shumicës dërmuese të kryetarëve të degëve, të anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm dhe të Kryesisë dhe me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha ata që kanë kontribuar për organizimin e këtij evenimenti kaq të rëndësishëm sot që ju të votoni, njëherë të falënderoj të afërmit e tuaj, familjet tuaja, bashkëshortët, prindërit, nënat, vëllezërit, motrat që ata ju kanë inkurajuar që edhe ju të jeni pjesë e procese kaq të rëndësishme dhe ju të jeni pjesë e historisë së pandarë të shqiptarëve sepse historia jonë nuk mund të ndahet e burrave dhe grave por histori e kombit dhe nëna shqiptare është tërësia e kombit shqiptarët në hapësirat ku ajo jeton,” – përfundoi Ahmeti.

Fjalë rasti në këtë ngjarje kishin edhe ish Kryetarja e Forumit të Gruas Naile Elezi, Kryetarja e sa pozgjedhur Mukadeze Hajdari si dhe zonja Lulieta Sharani nga Kosova dhe zonja Grida Duma nga Shqipëria.(INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews