Ballina Kronika 3 ditë nga grabitja e 10 mln eurove, policia gjen provën që...

3 ditë nga grabitja e 10 mln eurove, policia gjen provën që mund të ndihmojë në hetim

Një dorashkë duket se është prova e fundit e sekuestruar nga policia për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasi. “Balkanweb” raporton se një dorashkë e hedhur nga autorët në ferrat pranë tuneleve ku u gjet makina e dytë është sekuestruar sot nga grupi hetimor, tre ditë pas ngjarjes.

Por ekspertë të policisë janë rikthyer në vend edhe për gjetjen e provave të tjera që mund të ndihmojnë hetimet dhe zbulimin e autorëve të grabitjes së 10 milionë eurove të bankave shqiptare që do të udhëtonin drejt Austrisë me një avion ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë.

Ngjarja ndodhi në orën 15:00 të së martës, ndërsa pati dhe shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, që cilësohet si kreu i grupit të grabitësve, i akuzuar më parë edhe për grabitje të tjera.

@tn.lajmelokale
@tetovanews