Ballina Bota 24-vjeçari fiton në loto 768 milionë dollarë

24-vjeçari fiton në loto 768 milionë dollarë

Manuel Franko (24) , nga shteti federal amerikan Viskonsin, fitoi 768 milionë dollarë në llotarinë amerikane “Pauerbol”, që është pagesa e tretë më e madhe në historinë e lotove në SHBA.

“Fillova që të çmendem. Pashë që numrat ishin të njëjtë. Zemra filloi të më rrahë shumë fort, ndjeva një nxehtësi. Fillova të bërtas”, sqaron Franko.

Ai shton se ka dhënë dorëheqje nga puna, dhe se nuk mund të vazhdojë të punojë. E zgjodhi pagesën e njëfishtë, në vend që paratë t’i arrinin me këste, ndërsa shpreson, se një pjesë të tyre do të shkojnë për qëllime bamirësie

Pagesa e plotë është 477 milionë dollarë.

Sipas ligjeve në Uiskonsin, fituesit e lotos nuk mund të mbeten anonim. Me siguri për këtë, Franko, siç deklaroi, menjëherë pasi që e fito shpërblimin, e ka fshehur biletën e lotos në kasafortë.

“Jam bërë paranoik. Më duket sikur e gjithë bota më ndjek. Çdo dit mendoj se dikush është pas meje. Është e vështirë të jetoni kur e dini se keni një biletë të cilën të gjithë e duan”, theksoi Franko.

@tn.lajmelokale
@tetovanews