Ballina Kuriozitete 11 speciet misterioze njerëzore, që shumica e njerëzve sot, nuk e dinë...

11 speciet misterioze njerëzore, që shumica e njerëzve sot, nuk e dinë që kanë ekzistuar

Nga Sarah P.Young

Njerëzit modernë, Homo Sapiens, janë sot anëtari i vetëm i mbijetuar i Homo Genus. Për ne është thuajse e pakonceptueshme, që të ketë pasur një periudhë, kur kemi ekzituar me specie të tjera njerëzore. Por, teksa shkenca e arkeologjisë ka përparuar, dhe janë bërë më shumë gjetje, është bërë e qartë se Homo Genus, ishte dikur i përfaqësuar me lloje të ndryshme.

Pema jonë familjare, është sot e mbushur jo vetëm me paraardhës të drejtpërdrejtë, si Homo Habilis dhe Homo Erectus, por edhe “kushërinjtë” dhe të afërmit e largët si Homo Neandertalensis, dhe Homo Denisovët. Ja cilat janë 11 speciet njerëzore, që kanë ekzistuar dikur, dhe më pas janë zhdukur.

Homo Heidelbergensis

Homo Heidelbergensis, ose njeriu i Haidelbergut. Ky paraardhës i zhdukur njerëzor, ka ekzistuar në Tokë rreth 600.000 vjet në Afrikë, pjesë të Azisë dhe Evropës. Ata besohet të jenë paraardhësit e drejtpërdrejtë të Neandertalit. Madje disa arkeologë argumentojnë, se ata janë neandertalët e “hershëm”. Njeriu i Haidelbergut, ishte jashtëzakonisht i gjatë, me një gjatësi mesatare prej 1.8 m, por gjithashtu edhe shumë inteligjent. Ata kanë përdororur heshtat prej guri për të vrarë dhe rrjepur kafshët e mëdha, dhe mund të kenë qënë speciet e para njerezore, që i varrosnin me vetëdije të vdekurit e tyre.

Homo Rudolfensis

Ky paraardhës i zhdukur njerëzor, njihet vetëm nëpërmjet një numri të vogël fragmentesh të kockave fosile. Ka një debat nëse Rudolfensis, është anëtari më i hershëm i njohur i Homo Genus, apo nëse është një anëtar shumë vonë i gjinisë Australopetikus. Për shkak të eshtrave të pakta, mbi këtë specie nuk dihet shumë. Por të dhënat në dispoziocion, sugjerojnë se truri i tij ishte proporcionalisht më i madh, se anëtarët e tjerë më të hershëm të Homo Genus.

Njeriu i Javës

Në fillim të viteve 1890, arkeologët zbuluan në lindje të Ishllit Java një palë dhëmbë, një kafkë dhe një kockë femorale, të një specieje të zhdukur. Zbulimi u cilësua historik, pasi ai mbetet ende sot hominidi më i vjetër i gjendur ndonjëherë. Fillimisht, disa studiues argumentuan se Njeriu i Javës, ishte një paraardhës i Homo Erektus. Por pati të tjerë që thanë se ai përfaqëson të ashtuquajturën “lidhje të humbur”, midis majmunit dhe njeriut.

Njeriu i Boskopit

U zbulua në vitin 1913 në Boskop të Afrikës së Jugut. Madhësia e trurit në kafkë, duhet të ketë qenë më e madhe se ajo e një njeriu modern. Pas ekzemplarëve të tjerë që u zbuluan, iu dha emri Homo Kapensis. Megjithatë, pas kritikave të ashpra në vitet 1950, Njeriu Boskop së bashku me pjesën tjetër të Homo Kapensis, u riklasifikuan si të njëjtë anatomikisht me Homo Sapiens, dhe jo si një paraardhës i zhdukur.

Njeriu i Denisovës

Një nga zbulimet më të fundit, të një specie njerëzore të zhdukur, ka ndodhur në shpellën Denisova në Siberi në vitin 2008. Deri tani është zbuluar vetëm një mbetje. Por falë përparimeve në analizën e ADN-së, është bërë e mundur renditjes e gjenomit të Homo Denisovan. Është arritur të tregohet se disa njerëz në Tibet, kanë fragmente të ADN-së së Njeriut, të Denisovës, ashtu si disa evropianë kanë një përqindje të vogël të ADN-së së Neandertalit.

Njeriu Penghu

Një tjetër specia e zhdukur njerëzore, e zbuluar në vitin 2008 ishte Homo Caiçangensis , ose ndryshe Njeriu Penghu. Eshtrat e fosilizuara u zbuluan nga peshkatarët e ishujve Penghu, jashtë brigjeve të Tajvanit. Koka e tij është jashtëzakonisht e madhe, dhe ka dhëmbë gjigantë. Arkeologët mendojnë se bëhet fjalë për një specieje të panjohur më parë, ndoshta shumë të ngjashëm me Homo Erektus , por më e madhe. Deri më tani nuk ka qenë e mundur të përcaktohet vjetërsia e fosileve, dhe për pasojë as koha se kur ka ekzsituar kjo specie.

Njeriu i Dmanisit

Homo Georgikus, i njohur ndryshe si Njeriu Dmanisi, u gjet në vendin me të njëjtin emër në Gjeorgji. Kjo specia ka pasur një tru shumë të vogël, ndryshe nga shumë prej paraardhësve tanë të zhdukur. Pesë kafka të Homo Georgikus, u zbuluan në vitin 1991, dhe që atëherë kanë qenë subjekt i shumë debateve.

Ata mund të jenë një specie e ndërmjetme midis Homo Erektus dhe Homo Habilis. Por disa shkencëtarë, mendojnë se kafkat janë thjesht shembuj të Homo Erektus. Me fosilet, janë gjetur në total 73 vegla pune, çka dëshmon se truri i madh nuk është gjithmonë i nevojshëm për të prodhuar dhe përdorur mjete.

Njerëzit e Shpellës së Drerit të Kuq

Eshtrat e njeriu të fundit arkaik të njohur që është zhdukur, janë gjetur në Shpellën  e Drerit të Kuq, dhe datojnë rreth 11.500 vjet më pare. Kjo do të thotë se ata ekzistonin ende rreth 28.500 vjet pas fundit të Neandertalit. Disa shkencëtarë, mendojnë se njerëzit e kësaj shpelle, kanë qenë një hibrid i Homo Denisovës dhe njerëzve modern. Por përpjekjet për të renditur ADN-në e tyre nuk kanë rezultuar të suksesshme. Ndaj është e pamundur që diçka e tillë të pohohet me siguri.

Homo Naledi

Mbetjet e Homo Naledi u zbuluan në vitin 2013, në një shpellë në Afrikën e Jugut. Disa nga tiparet e tyre janë shumë të vjetra, dhe u ngjajnë mostrave prej rreth 2.000.000 vjet më parë, por kanë gjithashtu tipare më moderne hominide, dhe kockat e tyre datojnë rreth 250,000 vjet më parë. Nga studimet, është konstatuar që ata nuk ishin një paraardhës i drejtpërdrejtë i njerëzve modernë. Arkeologët nuk janë të sigurt se sa shumë kocka kishin përfunduar në shpellë. Por trupat mund të jenë çuar atje pas vdekjes së njerëzve.

Hobbit

Në vitin 2004, studiuesit njoftuan mbi një zbulim të kryer në ishullin indonezian Flores. Njerëzit në ishull flisnin prej kohësh për Ebu Gogo, një racë e supozuar e njerëzve të shkurtër, me trupin e mbuluar me qime që jetonin në shpella. Zbulimi i veglave të gurit, dhe i mbetjeve të një hominidi të vogël në një shpellë në ishull, u duk se vërtetoi gojëdhënat. Mbetjeve iu dha emri zyrtar Homo Floresiensis sipas ishullit, por ata njihen ndryshe si The Hobbit. Ai ishte 115 cm i

gjatë, me këmbë të mëdha, kishte tipare shumë primitive, dhe një tru të vogël, si paraardhësit tanë më të hershëm të Australopitekut. Gjithsesi Hobbit ishin në gjendje të përdornin mjete pune, të gjuanin dhe të përdornin zjarrin.

Paraardhësi Fantazmë

Një studim i botuar në fillim të këtij viti, ka treguar dëshmi të një paraardhësi të zhdukur njerëzor ende të pazbuluar, të propozuar pas një programi të Inteligjencës Artificiale, që përcaktoi se ka ekzistuar një popullatë ‘fantazmë’ e njeriut arkaik, që ka ndërvepruar me njerëzit modernë në të kaluarën e largët. Studiuesit mendojnë se paraardhësi i panjohur, mund të ketë qenë një degë e Homo Denisovës.

Ancient Origin – Bota.al

Loading...