Ballina Sport (Video) Gjermania mposht Hollandën mes spektaklit dhe golave

(Video) Gjermania mposht Hollandën mes spektaklit dhe golave

Kanë përfunduar sfidat e orës 20:45, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Një ndeshje spektakolare u zhvillua mes Holandës dhe Gjermanisë. U desh vetëm fundi i sfidës për të përcaktuar fituesin. Në pjesën e parë Gjermania ishte shumë “agresive” duke shënuar edhe 2 gola në portën ne tulipanëve. Sane theu akullin në minutën e 15, duke i hapur kështu rrugën 5 golave në total. U duk se goli i dytë për gjermanët në minutën e 34 nga Gnabry do të sillte një fitore të lehtë, por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi. Në minutën e 48, De Ligt ngushtoi diferencat dhe më pas në minutën e 63 ka ardhur goli i barazimit nga Depay. Spektakli nuk mungoi deri në minutën e 90 ku Schultz shënoi golin e fitores për gjermanët.

https://youtu.be/BtZXj-ZAR60

Sfidat e tjera

N.Irland – Belarus 2-1
Poland – Latvia 2-0
Sloveni – North Macedonia 1-1
Cyprus – Belgium 0-2

@tn.lajmelokale
@tetovanews