Ballina Kronika VIDEO: Aksident i tmerrshëm në Kosovë, kamioni merr përpara makina e njerëz....

VIDEO: Aksident i tmerrshëm në Kosovë, kamioni merr përpara makina e njerëz. 1 person ka humbur jetën dhe 20 janë plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur mesditën e sotme në Kosovë, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Gjilanit, ku aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues.

Mendohet se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit për shkaqe teknike dhe është futur në qendër të qytetit ku ka goditur, fillimisht dy këmbësorë dhe më pas dhjetë makina.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes një postimi në facebook, se “sipas informatave të para, kamionit nuk i kanë funksionuar frenat”.

Ai shtoi se përveç dëmeve në njerëz, në këtë aksident janë përfshirë edhe dhjetëra vetura dhe ka dëmtim të pronës publike.

Policia ka ndaluar shoferin e kamionit përgjegjës për aksidentin, ndërsa po punohet ende për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews