Ballina Bota Turqia goditet nga tërmeti 5.7 ballë, dëme të mëdha (VIDEO+FOTO)

Turqia goditet nga tërmeti 5.7 ballë, dëme të mëdha (VIDEO+FOTO)

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi pjesën jugperëndimore të Turqisë, me epiqendër rreth 56 km në juglindje të qytetit të Denizli. Agjencia Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti u pasua nga dy dridhje të tjera.

Kryetari i Bashkisë së qytetit Acipayam, Hulusi Sevkan, tha se nuk kishte raportime për viktima, por tërmeti shkaktoi dëme në disa shtëpi. Tërmetet në Turqi janë të shpeshta. Një tërmet me magnitudë 7.4 ka vrarë më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore në vitin 1999.

Loading...