Ballina Bota Trump: Askush më i ashpër se unë me Rusinë, por duam marrëdhënie...

Trump: Askush më i ashpër se unë me Rusinë, por duam marrëdhënie të mira

“Askush nuk ka qenë më i ashpër se unë me Rusinë“, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë në kanalin televiziv Fox.

“Pavarësisht kësaj, ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Moskën, siç i duam edhe me Kinën, me të cilën po përpiqemi të vendosim edhe një marrëveshje të mirë tregtare“, shtoi ai.

Presidenti Trump ndihet disi më i çliruar pas mbylljes së çështjes ‘Russiagate’’, për të cilën raporti i prokurorit Muller, e përjashtoi përfshirjen e tij nga kjo çështje, gjë të cilën presidenti Trump e kishte mohuar që në fillim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews