Ballina Argëtim Tifozi 83-vjeçar që i ndjek ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës

Tifozi 83-vjeçar që i ndjek ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës

Kosova është ndeshur me Bullgarinë, në takimin e parë të vlefshëm për kualifikueset e Evropianit.

Një stadium i stërmbushur ka qenë në “Fadil Vokrri”, ku Kosova barazoi me rezultat 1:1 në grupin A.

Por tek tifozët më të veçantë, ishin renditur dy të moshuar që gjendeshin së bashku në stadium.

Me flamurin shqiptar dhe simbolet e Kosovës, stadiumi i “Fadil Vokrrit” merr një tjetër hijeshi.

“Opoja.net” konfirmon se 83-vjeçari, Shaban Mejzini, ka udhëtuar 130 kilometra nga Kosava e komunës së Dragashit për të mbështetur Kosovën.

Ndryshe, Kosova renditet në pozitën e tretë të renditjes tabelore me një pikë, gjegjësisht lider është Anglia me gjashtë sosh, kurse Bullgaria ka një ndeshje më tepër se dardanët, por edhe një pikë më shumë dhe pozicionohet e dyta.

@tn.lajmelokale
@tetovanews