Ballina Argëtim Telefonata e papritur që ndërpreu fjalimin e Hillary Clinton (VIDEO)

Telefonata e papritur që ndërpreu fjalimin e Hillary Clinton (VIDEO)

“Po e ndërpres pak fjalën sepse është duke më rënë celulari. Ndjesë!” Ishin këto fjalët e presidentit të Komisionit Evropian Jean- Claude Juncker gjatë një samiti, teksa po e telefononte bashkëshortja.

BotaTelefonata e papritur që ndërpreu fjalimin e Hillary Clinton

Publikuar në : 19:57 – 14/03/19 |
20
“Po e ndërpres pak fjalën sepse është duke më rënë celulari. Ndjesë!” Ishin këto fjalët e presidentit të Komisionit Evropian Jean- Claude Juncker gjatë një samiti, teksa po e telefononte bashkëshortja.

“Ishte dyshuesja e përhershme. Gruaja ime. Do të përfundoj konferencën këtu, sepse ajo nuk ndalon”, theksoi më tej ai.

Por siç duket telefoni është bërë problem dhe për politikanë të tjerë. Ish-kandidatja për Presidente e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ndërpreu fjalën duke iu përgjigjur një telefonate.

“Po, janë nipat dhe mbesat e mia në FaceTime. Përshëndetja Aiden, Përshëndetje Charlotte”, ka thënë Clinton duke qeshur.

“Jam në një takim. Unë jam para gjithë këtyre njerëzve. A mund t’ju telefonojë më vonë”./Opinion.al

Loading...