Ballina Aktualitet Lajme Taravari: S’bëjmë pazare politike, nuk përkrahim Siljanovskën (VIDEO)

Taravari: S’bëjmë pazare politike, nuk përkrahim Siljanovskën (VIDEO)

Gjatë emisionit 360 shkallë në televizionin Alsat, kryetari i komunës së Gostivarit dhe sekretarit i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka mohuar zërat se Aleanca për Shqiptarët do të mbështes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale Gordana Siljanovska-Davkovën, kandidatin për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së me kusht që kjo e fundit të përkrah kandidatin e tyre Arben Agolli në zgjedhjet lokale në Dibër. Taravari thekson se partia e tij nuk mund ta përkrah një kandidate të cilës nuk i duhen votat e shqiptarëve. Ai siguroi se ASH-ja asnjëherë nuk ka bërë pazare politike dhe as që do të bëj në të ardhmen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews