Ballina Argëtim Kuriozitete Skena e frikshme, krokodili ndërpret ndeshjen e golfit (VIDEO)

Skena e frikshme, krokodili ndërpret ndeshjen e golfit (VIDEO)

Një incident i frikshëm ka ndodhur në Xhorxhia të SHBA-ve pranë një fushe golfi.

Ndeshja është ndërprerë kur në fushë është futur papritur një krokodil i madh duke terrorizuar kështu gjithë të pranishmit.

Kjo gjë ka shkaktuar panik te personat që gjendeshin aty. Më konkretisht bëhet fjalë për një aligator që ka dalë nga uji duke ecur përmes fushës.

Lojtarët janë frikësuar nga aligatori, por mandej janë mësuar me praninë e tij. Krokodili ka qëndruar për disa minuta në fushë, për t’u rikthyer në liqen.

@tn.lajmelokale
@tetovanews