Ballina Bota Shtëpi me 1 euro: Projekti i pazakontë që po zgjerohet në komunat...

Shtëpi me 1 euro: Projekti i pazakontë që po zgjerohet në komunat italiane, franceze dhe britanike! Fokus, ripopullimi i zonave

Ngjason si e pamundur por iniciativa po merr një zgjerim gjithnjë e më të madh e po shkon drejt realitetit. Projekti “Case a 1 euro (shtëpi me 1 euro)” ka nisur nga disa komuna italiane, me qëllimin që të reagohet ndaj braktisjes nga ana e popullatës dhe për të rigjallëruar zonat në vështirësi.

Me këtë operacion “shtëpi me 1 euro” kërkohet që të ripopullohen lagje të ndryshme që po bëhen shkretëtira si rrjedhojë e braktisjes nga popullsia rinore dhe nga vdekja e asaj të plakur.

Ky projekt mund t’i japë një shkundje edhe tregut të pasurive të paluajtshme duke i lehtësuar aksesin në prona të rinjve, për të cilët mundësia për të marrë një kredi, shpesh duket një pengesë e pakapërcyeshme.

Ripopullimi i këtyre vendeve të vogla promovon edhe lindjen e aktiviteteve turistike duke aktivizuar ekonomisë e të gjithë zonës së interesuar.

Si të blesh një shtëpi

Mekanizmat e aplikuar variojnë. Ka komuna që e sheshin realisht shtëpinë me çmimin 1 euro e të tjera që e nisin me ankand ku çmimi fillestar është 1 euro.

Po ashtu, duhen plotësuar kushte të ndryshme. P.sh kush blen një nga këto shtëpi duhet të impenjohet që t’i rikonstruktojë e për punimet duhet të angazhojë mjeshtra të zonës, duke i dhënë kështu një shtytje edhe ekonomisë lokale.

A funksionon?

Mes komunave siciliane që janë pjesë këtij projekti është edhe Mussomeli, qendër me rreth 12 mijë banorë në provincën e Caltanissetta. Sipas zyrtarëve lokalë, për këtë projekt ka pasur 60 mijë kërkesa dhe mijëra persona kanë shkuar atje për të parë zonën duke i dhënë një shtytje të rëndësishme turizmit lokal.

Në këtë proces, janë shitur më shumë se 100 pasuri të paluajtshme me akt noterial. Ajo që bie në sy më shumë është se kërkesat vijnë nga shtetas të huaj që duan të transferohen atje më shumë sesa nga shtetas italianë. E njëjta praktikë veç Italisë po testohet edhe në Britani dhe në Francë.

Loading...