Ballina Bota SHBA njofton “seri veprimesh” me NATO-n kundër pranisë ruse në Ukrainë

SHBA njofton “seri veprimesh” me NATO-n kundër pranisë ruse në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo ka deklaruar të mërkurën se shpreson që së bashku me vendet aleate të NATO-s të ndërmarrin hapa shtesë kundër pranisë ruse në Ukrainë.

“Shpresoj se javën e ardhshme do të mund të njoftoj një tjetër seri veprimesh që ne do të ndërmarrim së bashku me aleatët tanë”, ka deklaruar Pompeo gjatë një raportimi në Kongres.

Hapat e mëtejshëm do të bëhen të ditur gjatë vizitës që do të bëjnë përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s në Uashington.

Pompeo tha se më parë. Uashingtoni mund të kishte bërë më shumë për t’iu përgjigjur aktiviteteve të Moskës në Ukrainë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews