Ballina Sport Sfida Ajaks- Juve, biletat shiten në 40 minuta

Sfida Ajaks- Juve, biletat shiten në 40 minuta

Çmenduri e tifozëve të Ajaksit të Amsterdamit për të ndjekur skuadrën e tyre në ndeshjen e vlefshme për Champions League kundër Juventusit.

Biletat e dala në treg për çerekfinalen e UCHL janë shitur në vetëm 40 minuta, çka tregon dhe urinë e madhe të tifozëve, por edhe besimin e tyre ndaj skuadrës, e cila në fazën e 1/8-ave eliminoi Realin e Madridit, kampionin në fuqi të veprimtarisë.

Ajaksi do të ndeshet më 10 prill në “Johan Cruijff Arena” me torinezët dhe do të synojë një rezultat sa më të mirë për të pasur shpresa në sfidën e kthimit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews