Ballina Aktualitet Lajme Ruskoska: Abdulfeta Alimi nuk e ka shpëtuar Ziadin Selën (VIDEO)

Ruskoska: Abdulfeta Alimi nuk e ka shpëtuar Ziadin Selën (VIDEO)

Prokurorja Ruskoska sonte në Click Plus në TV21 tha se i dënuari Abdylfetah Alimi nuk e ka shpëtuar Ziadin Selën. Sipas saj Alimi nuk e ka kryer punën e tij, Selën e ka shpëtuar njëri nga protestuesit.

Në Gjykatën Penale në Shkup ditë më parë u publikuan gjykimet e 17 personave që kanë mbetur, nga 33 të akuzuarit më parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”.

Rastin e udhëheoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës ishte Vilma Ruskovska ku me 7 vite burg u dënua Abdulfeta Alimi

Ndryshe nesër në Shkup do të protestohet për lirimin e Abdulfeta Alimit ku do të mbështet edhe nga Aleanca për Shqiptarët. /TS/

@tn.lajmelokale
@tetovanews