Ballina Aktualitet Shqipëri “Rama dhe Basha janë takuar në Paris me ndërmjetësinë e djalit të...

“Rama dhe Basha janë takuar në Paris me ndërmjetësinë e djalit të Sorosit”

Në një postim në rrjetet sociale, avokati Altin Goxhaj ka ngritur hipotezën e një takimi të mundshëm midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas Goxhaj, të dy krerët e partive më të mëdha në Shqipëri, ditën e djeshme, kanë qenë së bashku në të njëjtin vend, në Paris.

Më tej ai shton se me shumë gjasa do të kemi një pazar të dytë Rama-Basha.

Pjesë nga postimi i tij:

“Edi dhe Alex dje paradite konfirmuan vendodhjen e tyre: PARIS! Ndërsa Luli: BRUKSEL (veç 2 orë larg)! Edi u nis në mënyrë të çuditshme nga Rinasi krejt vetëm pa asnjë axhendë takimesh! Kush mund t’a detyronte Edin të nisej krejt vetëm dhe pa dëshmitarë? Po ashtu, Luli 2 ditë më parë u nis drejt Brukselit po vetëm fare, pa dëshmitarë! Po dje Alex Soros postoi në instagram vendodhjen e tij: PARIS! Pra PYETJA nuk është a u takuan dje në mbrëmje vonë Luli me Edin buzë Senës! Pyetja është çfarë roli kish i treti në takim: Alex Soros? Çfarë përmban “Marëveshja e 17 Majit të Dytë”?”

@tn.lajmelokale
@tetovanews