Ballina Lajme QEVERIA I KTHEN PËRGJIGJE BFI-SË: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË SHTET SEKULAR

QEVERIA I KTHEN PËRGJIGJE BFI-SË: MAQEDONIA E VERIUT ËSHTË SHTET SEKULAR

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut e shpall publikisht përgjigjen drejtuar kryesisë së Bashkësisë Fetare Islame dhe Reis Ulema h.Sulejman efendi Rexhepi, pas letrës së marrë nga BFI e cila përmban një lloj shantazhesh, kërcënimesh dhe ultimatume për lëndë për të cilët zhvillohen procedura para institucioneve kompetente. Në interes të opinionit dhe mbrojtjes së vlerave të jetesës së përbashkët dhe konceptit për një shoqëri, letrën e BFI-së drejtuar Qeverisë dhe përgjigjen e Qeverisë drejtuar BFI-së i publikojmë tërësisht.

Letrën e BFI-së mund ta gjeni në vijim!

Më poshtë është përgjigja e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut për Bashkësinë Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë!

“Të nderuar, Në lidhje me letrën e pranuar nr 03-154 nga ana Juaj, themi se i njëjti paraqet formë të papranueshme të drejtimit ndaj institucioneve shtetërore, e cila është një lloj shantazhi dhe kërcënimi, për ç’arsye seriozisht mendojmë për të njëjtën ta informojmë prokurorinë publike kompetente. Në letër përmenden disa lëndë, për të cilat zhvillohen procedura para institucioneve kompetente, e cila është e pavarur nga pushteti ekzekutiv, ndërsa bazohet dhe varet nga respektimi i ndërsjellë i të drejtës pozitive në vend.

Sipas Kushtetutës, si akt më i lartë ligjor, Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sekular, ndërsa ky pushtet ekzekutiv asnjëherë nuk do të ndërmarrë masa me të cilat do t’i manipulojë ndjenjat fetare apo do të përzihej në marrëdhëniet brenda bashkësive fetare apo mes tyre. Në këtë drejtim i hedhim poshtë të gjitha akuzat se cilado bashkësi fetare është e favorizuar në vend, ndërsa akuzën e tillë e vlerësojmë si tendencioze dhe paushalle.

Nëse te Ju i nderuar, ekziston dyshimi apo indice se ndonjë institucionet i ka shkelur dispozitat pozitive ligjore Ju inkurajojmë si Reisul i BFI-së të inicioni procedurë përkatëse para organeve me kërkesë adekuate ligjore. Rëndësi të posaçme ka të theksojmë se në shoqërinë multikonfesionale të drejtat dhe lirit fetare dhe qytetare realizohen përmes procesit ekzistues për ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes konfesioneve të ndryshme, e jo përmes ultimatumeve, të cilat si rregull të lojës nëse i pranojnë të gjitha bashkësitë e regjistruara fetare, seriozisht në mënyrë negative do të reflektoheshin ndaj kohezionit shoqëror”.

Sektori për marrëdhënie me opinionin

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut

Loading...